Flet partizani 92-vjeçar për çlirimin e Tiranës

Shqipëria

Flet partizani 92-vjeçar për çlirimin e Tiranës

Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 16:53
Pamje nga Tirana

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë kremtoi 72-vjetorin e çlirimit. Veterani, Selim Pirra sot 92 vjeçar ka marrë pjesë në brigadën sulmuese 18 në çlirimin e Tiranës, Dibrës dhe Prizrenit.

Ai e kujton kështu kohën e luftës.

Pirra: Trimërinë, besnikërinë, atdhetarinë. Ky këtu thonë është ushtari i panjohur, është partizani i panjohur. 

Si zakonisht, autoritetet e vendit përkujton me  homazhe pranë monumentit Ushtari i panjohur të rënit e luftës. Kryetari i parlamentit Ilir Meta dhe kryetari i Bashkisë Erion  Veliaj e vuri theksin tek rëndësinë të integrimit duke përkujtuar sakrificën në LANC.

Partia demokratike dhe ish të përndjekurit kryen homazhe në nder të vrarëve nga regjimi gjatë çlirimit të Tiranës. Historianët shqiptarët hodhën poshtë deklaratën e mëparshme se lufta e viteve e 44-55 ishte luftë civile mes partizanëve dhe nacionalistëve duke i njohu kontributet e çlirimit të vendit partisë komuniste dhe atyre që morën pjesë në LANC. Veteranët kërkuan ngritjen e varrezave të dëshmorëve për Tiranën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat