Basha: Po të jetë në dorën time, e firmos që nesër hapjen e negociatave të Shqipërisë

Shqipëria

Basha: Po të jetë në dorën time, e firmos që nesër hapjen e negociatave të Shqipërisë

Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 22:41
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sqaruar lajmin e trilluar nga Partia Socialiste, se opozita kërkoi në Bruksel që Shqipërisë mos t’i hapen negociatat.

I ftuar në emisionin ‘Top Story’, Basha është shprehur se PD nuk ka asnjë vendimmarrje për hapjen e negociatave, por kjo gjë i takon vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

“Komisioni ndërparlamentar Shqipëri-BE nuk ka ansjë rol në vendim-marrjen për hapjen e negociatave”, tha Basha, duke theksuar gjithashtu se nëse kjo çështje do të varej nga kryetari i PD, do të firmoste menjëherë hapjen e negociatave.

“Po të jetë në dorën time e firmos që nesër hapjen e negociatave të Shqipërisë”, deklaroi Basha.

Kryedemokrati shprehu shqetësimin për situatën e drogës në vend dhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Lulzim Basha ka akuzuar Qeverinë se me paratë e kanabisit po përgatitet shkatërrimi i zgjedhjeve, për të blerë votat e qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat