Sulmi me salcë ndaj ministres Nikolla, Erjon Braçe: Spurdhjakët kaq dinë, kaq bëjnë

Shqipëria

Sulmi me salcë ndaj ministres Nikolla, Erjon Braçe: Spurdhjakët kaq dinë, kaq bëjnë

Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 23:18
Erjon Braçe

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe reagoi pas sulmi me salcë që u bë pasditen e sotme ndaj ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.

Braçe i del në krah ministres duke i quajtur aktivistët spurdhjakë që rrinin sus dhe pranonin sistemin e korruptuar të kioskave universitare që u shembë, kaq dinë, kaq bëjnë. Reagimi i Braçes

Eshte rrugaceri! Nuk eshte e majte!

E majta nuk e qellon fizikisht te ndryshmin!

E majta e respekton, e degjon, e pranon, e kundershton me mendim, e sfidon me alternative, te ndryshmin.

Po po, bashkejeton me te, me te ndryshmin!

E majta nuk e qellon nje grua, kurre!

Respekti per te eshte thelbi i nje shoqerie te gjere, perfshirese,

te barabarte, qe ka ne thelb te menduarit, jo dhunen!

Dhuna eshte rrugaceri, kur ka fill ideologjik eshte fashizem!

Lindite e mire!

Rrugaceria nuk te fyen, kurre nuk te poshteron dot!

Spurdhjaket qe rrinin sus dhe pranonin sistemin e korruptuar te kioskave universitare qe ti shembe, kaq dine, kaq bejne, kurre punen qe ti bere. Fali si nxenesit e tu te dobet. Ke nje jete qe ke patur plot te tille. Dhe do kesh, patjeter do kesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat