Momentet e lirimit të studentes Marinela Ruko nga policia, 10 orë pas sulmit ndaj Nikollës

Shqipëria

Momentet e lirimit të studentes Marinela Ruko nga policia, 10 orë pas sulmit ndaj Nikollës

Më: 18 nëntor 2016 Në ora: 08:17
Studentja Marinela Ruko

Do duhej të vinte ora 03:00 e mëngjesit që studentja Marinela Ruko të lirohej nga policia pasi kishte sulmuar ministren Lindita Nikolli.

Ajo u mbajt e shoqëruar për më shumë se 10 orë në polici, ndërsa më pas është lënë e lirë. Ndaj saj janë ngritur disa akuza.

“Pak momente më parë, pas mbajtjes së padrejtë për më tepër se 10 orë në ambientet e komisariatit nr.1, dhe po kaq orë qëndresë nga studentë, aktivistë e qytetarë, më në fund aktivistja Mirela Ruko u lirua.

Ju falenderojmë të gjithëve për mbështetjen dhe solidaritetin! Rezistenca do të vazhdojë, edhe më e fortë! Pushtetarët nuk kanë parë gjë akoma!

Për Universitetin, Për Shoqërinë!”, shkruhet në faqen “Për Universitetin”, lëvizje ku bën pjesë edhe studentja Ruko.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat