Policia Rrugore: Nesër në orën 12:00 të gjitha makinat ndalojnë për 1 minutë

Shqipëria

Policia Rrugore: Nesër në orën 12:00 të gjitha makinat ndalojnë për 1 minutë

Më: 19 nëntor 2016 Në ora: 21:06
Komunikacioni në Shqipëri, ilustrim

Policia Rrugore ka ftuar të gjithë drejtuesit e automjeteve që ditën e nesërme në orën 12:00 të ndalojnë automjetet e tyre për 1 minutë në shenjë nderimit të viktimave që kanë humbur jetët nga aksidentet rrugore.

Po në këtë ditë, punonjësit e Policisë Rrugore në të gjithë vendin, do të mbajnë një shirit të zi dhe 1 minutë heshtje në nderim të viktimave të aksidenteve rrugore.

Policia Rrugore në të gjithë vendin ka planifikuar të zhvillojë një sërë veprimtarish sensibilizuese për ndërgjegjësimin e të gjithë përdoruesve të rrugës për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat