Nisin ethet e zgjedhjeve në Shqipëri, Basha zbulon sloganin

Shqipëria

Nisin ethet e zgjedhjeve në Shqipëri, Basha zbulon sloganin

Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 19:57
Kreu i PD-së Lulzim Basha

?Prej kohësh Partia Demokratike ka vënë në fokusin e saj zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që do të mbahen vitin tjetër.

Jo vetëm kërkesa e shprehur në Komisionin Evropian dhe e përsëritur përpara ndërkombëtarëve për zgjedhje të lira, por edhe takimet e shumta të kreut të PD-së Lulzim Basha tregojnë se në selinë blu po shikohet për nga vera e ardhshme.

Pikërisht në këtë drejtim duket të jetë edhe mesazhi i publikuar sot nga kreu i demokratëve në faqen e tij në Facebook. Këtë radhë Basha ka ardhë ndryshe në postimet e tij, duke mos dashur të zbulojë shumë por të ndryshojë fotografinë e kopertinës.

Pikërisht në këtë fotografi të bie në sy slogani që ai ka zgjedhur “Për një Shqipëri që ofron mundësi për të gjithë”.

Ky duket të jetë edhe slogani, ende jo zyrtar, i Partisë më të madhe opozitare në Shqipëri. Kjo ide përforcohet edhe nga fjalët që lidershipi i PD me në krye Bashën kanë dhënë në daljet publike apo edhe takimet me banorët.

Shpesh herë, Basha ka përsëritur përpara banorëve, se PD është e vendosur t’u ofrojë shqiptarëve mundësi dhe një shtet që të mendojë për popullin. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat