Historia e çiftit shqiptar në Gjermani, kërkuan azil por morën dy dëbime dhe dënim me burg

Shqipëria

Historia e çiftit shqiptar në Gjermani, kërkuan azil por morën dy dëbime dhe dënim me burg

Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 21:53
Ilustrim

Që shqiptarët janë këmbëngulës, kjo dihej tashmë.

Këtë e ka treguar më së miri një çift emigrantësh shqiptarë, të cilët edhe pse brenda këtij viti janë dëbuar dy herë nga Gjermania, ata sërish janë rikthyer. 

Është dashur ndërhyrja e policisë dhe arrestimi i tyre, që të mund të largonte ato nga Gjermania, raporton wochenblatt.de.

Mësohet se ditën e djeshme, teksa policët gjermanë po kontrollonin një autobus udhëtarësh nga Shqipëria, pak pas hyrjes së tij në vendkalimin kufitar në Bad Reichenhall, në autostradë, ata ndaluan një çift që dukej i dyshimtë.

Menjëherë sapo policia ka marrë në dorë pashaportat e burrit 61 vjeç dhe gruas 55-vjeçe është verifikuar se ata kishin qenë të dëbuar dy herë të tjera më parë.

Herën e parë, çifti ishte dëbuar në Shqipëri me aeroplan, në maj të këtij viti. Ndërsa herën e dytë, kjo ka ndodhur jo shumë ditë më parë, në fillim të nëntorit.

Tashmë ndaj çiftit të pabindur, do të ndiqet një procedurë e shpejtuar për hyrjen e përsëritur në Gjermani përkundër dëbimit të dyfishtë. Pasi të marrin dënimin ata do të duhet të vuajnë në burgjet përkatëse. Dhe vetëm në përfundim të dënimit në burg, dotë mund të rikthehen në atdhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat