Anëtari i Kushtetueses: Vetingu do të bëhet por nuk e zgjidh problemin, duhet ndryshuar sistemi politik

Shqipëria

Anëtari i Kushtetueses: Vetingu do të bëhet por nuk e zgjidh problemin, duhet ndryshuar sistemi politik

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 15:01
Foto nga gjykata

Sot anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo ka lëshuar një deklaratë të forte politike jashtë petkut të gjyqtarit ndërkohë që shqyrtohej kërkesa e PS-së, për të anuluar “ngrirjen” që kjo gjykatë i ka bërë ligjit.

 “Vettingu do të bëhet, po e them unë nga kjo tribunë. Por a e zgjidh Vettingu problemin në drejtësi? Mos ka ardhur koha që të reformohet politika? Mendoj se sistemi politik është i deformuar, dhe duhet ndryshim, u shpreh gjyqtari Kristo.

Në seancën e sotme, Kushtetuesja i qendroi vendimit të parë, pra vendosi të mos heqë pezullimin e ligjit derisa sa të ketë ardhur mendimi nga Komisioni i Venecias duke hedhur kështu poshtë kërkesën e deputetit të Partisë Socialiste Pandeli Majko.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat