Basha: Kush kërkon ndryshimin është i mirëpritur në PD, për një qeveri për shqiptarët e jo qeveritarët

Shqipëria

Basha: Kush kërkon ndryshimin është i mirëpritur në PD, për një qeveri për shqiptarët e jo qeveritarët

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 15:38
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka deklaruar sot se Partia Demokratike sapo ka hyrë në një proces hapjeje, të vështirë, por që do të japë garanci të plota se ndryshimi që do të sjellë do të jetë i vërtetë për të përmirësuar jetën e çdokujt në Shqipëri. Basha theksoi se synohet një hapje jo për një makiazh, por për një proces i vërtetë për aleancë me qytetarët.

“Udhëtimi ynë do të jetë i vështirë, - tha Basha, - i sulmuar nga elitat që kontrollojnë ekonominë, mediat po jam i bindur se bashkë me shqiptarët do t’ia dalim që PD të kthejë shpresën për çdo shqiptar që do të ndërtojë jetën e tij këtu se në thelb ajo që po luftojmë është për një shqipëri që afron mundësi jo vetëm për një grusht njerëzish, që duan të ruajnë statukuonë, por për të gjithë.

Ky është një proces ku do të përfshihen të gjithë demokratët, Kryesia, degët e PD-së; një proces që ka qëllim hapjen e PD-së për këdo që është gati dhe të japë kontributin e saj për një udhëtim që ka për pikëmbërritje jo thjesht një rrotacion politik, por një politikë në dobi të njerëzve, jo vetëm të një elite.

Do ta nisim duke e bërë PD-në një parti shqiptarësh,  jo të një grushti drejtuesish dhe do të japim  garanci me vepra që nesër do të ndryshojmë Shqipërinë.”

I pyetur për rezultatin e zgjedhjeve në Kolonjë, Basha tha:

“Për Kolonjën mund t’ju them se kushdo që kërkonte një provë tjetër, ja ku e ka në një zonë ku historikisht e majta ka qënë fituese, nuk iu përmbajtën nevojës për të shkatëruar procesin ligjor nëpërmjet shitblerjes së votës."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat