Parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Parashikimi i motit për sot

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 07:21
Moti

Kthjellime dhe vranësira të lehta do të karakterizojnë kushtet e motit për bregdetin dhe zonat e ulëta, ndërsa me vranësira disi më të dendura do të paraqitet moti për zonat malore.

Po ashtu edhe orët e pasdites do të mbeten në ndikimin e kthjellimeve, por vranësirat do të jenë të pranishme në të gjithë vendin, më të dendura në zonat veriore dhe verilindore.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehte si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi kryesisht juglindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim i papërfillshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat