Pr/ligji “Për shërbimet e kujdesit shoqëror” sot në Kuvend

Shqipëria

Pr/ligji “Për shërbimet e kujdesit shoqëror” sot në Kuvend

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 08:36
Kuvendi i Shqipërisë

Seanca e radhës e Kuvendit ka në rend dite shqyrtimin e disa projektligjeve dhe miratimin e pr/vendimit për zgjedhjen e Gentiana Sulës në postin e kryetares së Autoritetit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Ndryshimet në ligjin “Për procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Shqipërisë”, pr/ligji “Për zhvillimin e rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë” dhe ai “Për shërbimet e kujdesit shoqëror” janë tre aktet që do të marrë në shqyrtim séanca e sotme.

Krahas tyre, është parashikuar dhe votimi i Kodit Hekurudhor, i mbartur nga séanca parardhëse, i cili kerkon shumicë të cilesuar prej 84 votash, si dhe miratimi i kalendarit trejavor dhe i programit të punës së Kuvendit deri në fund të ketij sesioni, më 24 dhjetor.

Nje zhvillim i pritshëm sot është edhe protesta e aktivistëve të shoqërise civile, të cilët nga ora 23:00 e ditës së merkurë e deri mëngjesin e së enjtes vazhdojne te qëndrojne para selisë së parlamentit në shenjë proteste ndaj ligjit “Për menazhimin e integruar të mbetjeve”, i kthyer për rishqyrtim në parlament nga Presidenti, pak jave me pare. Por, ndonëse sot ështe afati i fundit i shqyrtimit te dekretit, ai edhe sot nuk është pjesë e rendit të ditës të punimeve të Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat