Spaho thumbon deputetët e mazhorancës: Nuk e di nëse jeni futur nga hyrja kryesore e parlamentit

Shqipëria

Spaho thumbon deputetët e mazhorancës: Nuk e di nëse jeni futur nga hyrja kryesore e parlamentit

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 12:06
Nënkryetari i PD-së Edmond Spaho

Nënkryetari i PD-së Edmond Spaho, duke folur për ligjin e mbetjeve dhe protestën e shoqërisë civile tha se këta njerëz kanë që dje që protestojnë për të treguar sensibilitetin që ka kjo çështje.

Sipas tij policia është e aftë vetëm për të ndërhyjë në të tilla gjëra, ka ndërhyrë me shkopinj dhe ka arrestuar dy prej protestuesve.

“Duket si skenar i një diktature, e një sjellje ku të gjitha institucionet përpiqen t’i imponojnë qytetarëve skenarin e djegieve të mbeturinave.

Mazhoranca është kapur në lojën e numrave, i ka humbur shumica dhe po shtyn dekretin e presidentin në komision dhe në seancë, madje në iniciativën për referendum as bëhet fjalë sepse nuk ka ndonjë intesion nga ana juaj që të merret me këtë çështje. Ne kërkuam në Konferencën e Kryetarëve që dekretit të presidentit i caktohet data në komisione dhe seance. Ishte i papranueshëm veprimi i mazhorancës që ndryshoi në mënyrë të njëanshme rendin e ditës duke hequr dekretin e Presidentit.

Unë i bëj thirrje Metës dhe Idrizit që të mos negociojnë me Ramën për të gjetur rrugë për ta kaluar ligjin e importit të plehrave. T’i qëndrojnë premtimit që kanë dhënë që pa konsensusin e shoqërisë civile nuk do të këtë miratim të ligjit dhe shoqëria civile e ka dhënë, i vetmi konsensus është që ky ligj të rrëzohet”, tha Spaho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat