Dita e Falënderimeve, Basha: Mirënjohje Amerikës, është atdheu i dytë i shqiptarëve

Shqipëria

Dita e Falënderimeve, Basha: Mirënjohje Amerikës, është atdheu i dytë i shqiptarëve

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 13:22
Ilustrim

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në Ditën e Falënderimeve për qytetarët amerikë, ka zgjedhur që ti urojë dhe ti kushtojë një urim special Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ditën e falënderimeve.

Basha shprehet mirënjohës ndaj SHBA-ve për gjithçka kanë bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ja mesazhi i plotë i kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Është Ditë e Falenderimeve në Amerikë. Në këtë ditë dua t’i shpreh mirënjohjen për SHBA-të, për mbështetjen që ato i kanë dhënë Shqipërisë dhe kombit shqiptar në ditët tona më të vështira.

Dua të falënderoj Amerikën që u bë atdheu i dytë për qindra mijëra shqiptarë të cilët i priti me krahët hapur dhe u dha lirinë, mundësinë dhe ëndrrat. Today, we are thankful for America.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat