Reagon Bregu: Mos prisni datën e çeljes së negociatave para zgjedhjeve!

Shqipëria

Reagon Bregu: Mos prisni datën e çeljes së negociatave para zgjedhjeve!

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 21:51
Majlinda Bregu

Ish ministrja e Integrimit, njëherësh dhe deputete e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu në një status në “Facebook” shkruan se për Shqipërinë nuk do të ketë datë për çelje negociatash në dhjetor, ndërsa shton se test do të jenë zgjedhjet e 2017-ës.

Bregu thotë se procesi i integrimit është për qytetarët dhe me të nuk mund të fitojë kredo një parti e vetme politike. Deklarata e Bregut vjen vetëm pak orë pasi deputeti i Bundestag-ut Gjerman, Gunther Krichbaum ka deklaruar në Tiranë se Shqipëria duhet të përmbushë 7 kushte që Gjermania të japë “ok” e saj për hapjen e negociatave me BE.

STATUSI I PLOTE

Nuk besoj se pret njeri date çelje negociatash ne dhjetor. Sidomos 6 muaj para zgjedhjeve parlamentare.

Ndjese, por kush nuk e kupton procesin, vendos e heq data sipas qejfit ose axhendes.

Por celja e negociatave nuk është kurore per qeverinë. Aq me pak per këtë qeveri.

Eshte vazhdim i procesit qe shqiptaret ia caktuan qeverive te këtij vendi si detyrim pavarësisht radhes se pushtetit.

Procesi nuk duhet ndalur, negociatat duhet te hapen si nje inkurajim per ate pjese te dedikuar te administrates publike qe ka besuar e punuar per Shqiperine europiane, duhet te hapen si nje garanci per qytetaret shqiptare qe qeveria do monitorohet e do kontrollohet ne cdo reforme qe ndermerr e qe s’ndermerr,qe sukseset e reformave sdo te jene imagjinare por te prekshme e te pakthyeshme, qe zgjedhjet do te jene ne plotesim te plote te standarteve demokratike, qe ligjet e miratura duhet te zbatohen, qe pandeshkueshmeria te mos i zere me frymen vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat