Basha: Lajmet nga Evropa s'janë të mira, Rama i vetmi që s'e sheh drogën dhe korrupsionin

Shqipëria

Basha: Lajmet nga Evropa s'janë të mira, Rama i vetmi që s'e sheh drogën dhe korrupsionin

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 13:34
Kryetari i PD-së Lulzim Basha

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar sot një konsultim me kryetarët e degëve të Partissë Demokratike në rrethe për “të konkluduar me vendimet e duhur për aksionin politik”

“Lajmet e këtyre ditëve nuk janë lajme të mira, - tha Basha. – droga dhe korrupsioni po theksohet nga e gjithë Evropa dhe politikanët evropianë po flasin hapur. Këtë realitet që shqiptarët e përjetojnë, po vë në rrezik integrimin europian të vendit. Janë fakte që i di dhe që i kuptojnë të gjithë dhe vetëm një njeri që i fshihet me vetëmohim: Kryeministri Edi Rama”. Ai ka zgjedhur të fshehë realitetin e tij dhe të vazhdojë avazin e tij.  

Bota dhe Evropa në veçanti po i bien këmbanave për drogën dhe korrupsionin dhe përgjigja e tij është “fajin e ka opozita”. Nuk kanë mbetur shumë që e besojnë, por edhe ata që e besojnë do të shikojnë se e ka braktisur popullin për etjen e tij për para, luks. Kjo e ka çuar në një grusht klientësh dhe tek krimi.

Ndaj ne do të bëjmë detyrën tonë më të shenjtë, detyrën tonë ekzistenciale, pse jemi mbledhur këtu në këtë sallë. Të mendojmë për njerëzit, që u gjendemi gjithnjë pranë. Braktisjes totale nga Edi Rama, braktisjes ne duhet t’i përgjigjemi me një mbështetje për të vërtetën, të vërtetën e qytetarëve.

Kjo gjendje e vështirë duhet të reflektohet në hartimin e një buxheti që pasqyron nevojat e njerëzve. Ndaj ëkrkoj nga ju që të ndërmerrni regjistrimin e të varfërve, të papunëve, më të goditurve, familjeve fermere të goditura nga dermatoza nodulare – sepse buxheti i tij do të jetë më jetëshkurti në Shqipëri – për të hartuar buxhetin tonë që iu përgjigjet nevojave. 

Ndaj kërkoj që brenda 15 janarit, degët tona, simpatizantët tanë, këshilltarët tanë bashkiakë, deputetët tanë, kryebashkiakët tanë, të evidentojnë me saktësi gjendjen reale të papunësisë, jo statistikë, por me emër e mbiemër, ata që s’kanë asnjë të ardhur, ata që s’kanë marrë asnjë dëmshpërblim nga përmbytja, ata që kanë pësuar dëme nga dermatoza…

Alternative jonë do të jetë një alternativë realiste siç i takon çdo vendi demokratik, për t’i përballuar që prej ditës sonë të parë në qeverisje. Të kemi të qartë problematikën ekonomike dhe sociale në çdo skaj të vendit.

Garantoj se nesër, çdo familje shqiptare, nën qeverisjen tonë, nën qeverisjen time, të ketë ujë, bukë dhe drita.

Nuk i gjen 1 milionë USD për bagëtinë e fermerëve, sepse i përdor për charter! U premtoj fermerëve se nesër, si kryeministër i vendit, do t’I dëmshpërblej për të gjitha neglizhencat qeveritare.

Larg një pakice që ka në dorë ekonominë dhe resurset e vendit.

Kjo do të jetë një betejë e vështirë, sepse milionat që nxirrren nga droga janë stimuli i kësaj pakice që e quan veten qeveria e Shqipërisë por nga ana tjetër janë shqiptarët që kërkojnë ndryshim. Bashkë mund ta bëjmë këtë ndryshim dhe për këtë na duhet një hapje e vërtetë, një bashkim i fuqishëm për të përfaqësuar jo interesat tona si parti, por të të gjithë shqiptarëve." theksoi Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat