Rrëfehet Anxhela: Ja pse desha ta vrisja dje veten tek parlamentit

Shqipëria

Rrëfehet Anxhela: Ja pse desha ta vrisja dje veten tek parlamentit

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 14:41
Anxhela

Është braktisur nga familja e saj qysh kur ka qenë 4 vjeç, është përdhunuar 2 herë në fëmijëri e tij dhe për më shumë vite ka shitur trupin për mbijetesë.

Sot, pasi iu shpëtua jeta nga punonjës të policisë, ai kërkon një punë dhe një strehë.

Në moshën 18-vjeçare prostituonte dhe më pas u bë vartëse e drogave, por më pas pati guximin të dilte nga vartësia e saj.

Anxhela është 32 vjeç dhe shprehet se nuk ka qenë kurrë në një shtëpi. Nuk ka gëzuar asnjëherë një strehë të sajën.

Tani kërkon që të gjejë një punë, qoftë edhe si punonjëse pastrimi. Ajo nuk dëshiron të shesë trupin.

Ka trokitur për ndihmë gjithandej dhe në të gjitha rastet dera i është përplasur fytyrës për shkak të paragjykimeve. Aktualisht ajo jeton në lulishte përballë Parlamentit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat