Deklarata e Ramës, Basha: Lëri përrallat me armiq imperialistë

Shqipëria

Deklarata e Ramës, Basha: Lëri përrallat me armiq imperialistë

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 17:38
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur po përmes rrjetit social “Facebook” kryeministrit Rama pas statusit të këtij të fundit ku për herë të parë u shpreh indirekt edhe për qëndrimin e Gunter Kirschbaum kundër hapjes së negociatave.

“Basha të mos kapë deputetë të huaj për të sharë e për të bllokuar Shqipërinë, por të lexojë rekomandimin e Bashkimit Europian dhe të zhbllokojë Vetingun!”, shkruan Rama.

Por Basha i quajti këto përralla të kryeministrit me armiq imperialiste.

Sipas Bashës realiteti është që mijëra familje vuajnë për bukën e gojës, që shqiptarët paguajnë çmimin më të lartë të energjisë në Ballkan që të papunët po shtohen dhe se rrugën e vendit e ka zënë krimi, droga dhe korrupsioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat