Rama e Gjushi në Milano, reagon Ristani: Punët i kanë në terezi, vodhën milionat e shqiptarëve

Shqipëria

Rama e Gjushi në Milano, reagon Ristani: Punët i kanë në terezi, vodhën milionat e shqiptarëve

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 13:15
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani ka komentuar udhëtimin e Edi Ramës për një fundjavë relaksi në Milano, i shoqëruar nga kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako dhe bashkëshortet e tyre.

Sipas Ristanit, Rama dhe Gjushi i kanë punët në terezi, pasi kanë vjedhur miliona euro të shqiptarëve.

Ja çfarë shkruan Arben Ristani në Facebook:

Rama me Gjushin janë nisur për një fundjavë qejfi dhe relaksi në Milano.

Punët i kanë në terezi.

Miliona euro të zhvatura këtij vendi i kanë tashmë në xhepat e tyre, miliona të tjera i shpenzojnë çdo ditë për luks në vila, zyra, makina, udhëtime me avionë, hotele, para të gjakut të shqiptarëve të varfër që Rama të hapë ekspozita dhe të ndjehet edhe artist.

Ndërkohë që harliset me Gjushin në Milano, Rama i kthen shpinën shqiptarëve që i ka varfëruar, i ka lënë pa punë, i ka zhytur në drogë e krim, i ka dëshpëruar deri aty sa mendojnë vetëm si të ikin nga ky vend.

Me Gjushin në Milano, lideri ballkanik dhe botëror, kalon edhe "hidhërimin" që i shkaktoi jo-ja gjermane për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat