Rama: Në kantierin e Rilindjes Urbane të Peqinit

Shqipëria

Rama: Në kantierin e Rilindjes Urbane të Peqinit

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 14:30
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane, ashtu si në të gjithë Shqipërinë, po punon për trasformimin rrënjësor të Peqinit.

Nëpërmjet një postimi në statusin e tij Facebook mesditën e së shtunës, kryeministri Rama shprehet:“Në Peqin ku përmes Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane po punohet për transformimin rrënjësor të hapësirave publike, që nga sheshi qendror dhe blloqet e banimit në qendër të qytetit, me unazën e vogël e deri tek ndërtimi nga e para e rrjeteve të ujësjellës-kanalizimeve, telefonisë dhe të sistemit të ndriçimit.#Rilindje [????] #ShqipëriaeGjeneratësTjetër  [????????] [?] [????????] ”

Kryeministri Rama ka postuar një set fotosh nga puna në sheshin qendror të qytetit dhe kantieret e hapura si, unazën e vogël, apo sistemimin e rrjeteve të ujësjellës-kanalizimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat