Basha nis një tur takimesh në jug të vendit, ja qytetet ku do shkojë

Shqipëria

Basha nis një tur takimesh në jug të vendit, ja qytetet ku do shkojë

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 15:24
Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka nisur një tur takimesh në jug të vendit. Ai gjatë fundjavës do të jetë i pranishëm në takime të shumta  në qytete të ndryshme.

“Këtë fundjavë do të jem mes qytetarëve të Memaliajt, Tepelenës, Përmetit, Gjirokastrës, Delvinës dhe Sarandës.

Do të diskutojmë për jetën dhe hallet e tyre, do të reflektojmë për politikën dhe do të ndaj me ta vizionin tonë për një Parti Demokratike të hapur, të njerëzve dhe të lirisë”, shkruan kreu i PD-së, Lulzim Basha në faqen e tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat