Aleanca Kuq e Zi proteston kundër Qeverisjes Rama

Shqipëria

Aleanca Kuq e Zi proteston kundër Qeverisjes Rama

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 27 nëntor 2016 Në ora: 14:05
Aleanca Kuq e Zi duke protestuar përpara Ministrisë së Arsimit

Aleanca Kuqezi ka protestuar sot kundër qeverisë 'Rama" në mënyrën e saj të veçantë, me sarkazma therëse përpara Ministrisë së Arsimit.

Kreshnik Spahiu ka zgjedhur të dalë me këtë pankartë ku bën krahasimin ndërmjet 'burrave të shtetit" të vitit 1912 dhe 'burrave në qeverisje" sot, pas 104 vjetësh Pavarësi.

Aktivistët e AK-së shpalosën në shenjë proteste galeri me fotot e Rilindasve dje dhe sot.

Kreu i i Rinisë Kuqezi Flavio Qarri deklaroi se pas 100 vitesh kemi 100 deputet të pa shkolluar në Parlament.

“Qeveria Ismal Qemalit 100 here me patriotike se 2016”, tha Qarri. Më tej Flavio qarri tha se qeveria e Ismail Qemalit ishte 100 here më patriotike se 2016 dhe pas 100 vitesh kemi gjysëm shteti dhe këtë vit qytetarët nuk kanë vendosur asnjë flamur nëpër dritare: “Sot shqiptaret emigrojne më shumë se 28 nentor 2012”, tha ai./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat