Basha nga Tepelena: S'shtyhet më, duhet përballje me pushtetin

Shqipëria

Basha nga Tepelena: S'shtyhet më, duhet përballje me pushtetin

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 18:41
Lulzim Basha

Nga Tepelena në një takim me demokratët, Lulzim Basha deklaroi se droga nuk është zgjedhja e fshatarëve të varfër apo e të rinjve që nuk kanë asnjë mundësi tjetër, por e bandave të lidhura me pushtetin, prandaj duhet t’i themi ‘Jo’ këtij realiteti.
 
“Po ngjizet një konsensus mbarëkombëtar që kështu nuk shtyhet më, por ne jetojmë me këtë realitet e duhet të jetojmë me këtë realitet.
 
Duhet të përballemi me këtë realitet, të gjithë, duke filluar nga unë i pari".
 
Për Lulzim Bashën themeltare është rëndësia e identifikimit të problemeve të secilit prej qytetarëve.
 
 “Ka ardhur koha që ne të kemi jo thjesht një ide, por regjistrin e plotë të familjeve në nevojë ekonomike, të të papunëve me qëllim që buxheti ynë që në ditët tona të para, t’i përgjigjet këtyre nevojave, t’i përgjigjet këtyre sfidave.
 
Familjeve në nevojë ekonomike 200KË për muaj, do t’i kenë falas të paguara nga buxheti i shtetit. Familjet në nevojë ekonomike, do të kenë të paguar faturën e ujit nga buxheti i shtetit.
 
Unë nuk do të pranoj kurrë asnjë investim, asnjë lek që hidhet për fasada dhe për luks sa kohë që nuk kemi zgjidhur tërësisht problemin e bukës, ujit dhe dritave, për çdo familje shqiptare, për çdo shqiptar kudo që është”.
 
Basha tha se përmes Partisë Demokratike do të ndërtojë një Shqipëri të shanseve të barabarta dhe meritokracisë.
 
 “Premtimi ynë kryesor ndaj shqiptarëve është që së bashku me shqiptarët e ndershëm, që janë shumica absolute këtu, ne do ta përmbysim këtë realitet.
 
Do ta përmbysim duke marrë pushtetin që ka kjo pakicë e duke ja dhënë shumicës, të cilës i takon.
 
Është pushteti i shqiptarëve. Është qeverisja e shqiptarëve. Janë pasuritë e shqiptarëve.
 
Këta janë zaptuesit. Këta duhet të largohen. Dhe bashkimi ynë me të gjithë shqiptarët e ndershëm, është rruga e largimit të kësaj qeverie”, tha kryetari i opozitës Lulzim Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat