Koka promovon zonat e mbrojtura: Shqipëria, vendi i pasurive kulturore dhe natyrore

Shqipëria

Koka promovon zonat e mbrojtura: Shqipëria, vendi i pasurive kulturore dhe natyrore

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 19:47
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka

 Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, shprehu të dielën domosdoshmërinë e mbrojtjes dhe mirëadministrimit të zonave të mbrojtura dhe Monumenteve të Natyrës në Prespë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ministri Koka, i cili ka vizituar sot Parkun Kombëtar të Prespës, shkruan se “ky park është destinacion i veçantë i turizmit të natyrës, aventurës dhe kulturës. Ne duhet të prezantojmë Shqipërinë, si vendin e pasurive kulturore dhe natyrore. Peizazhet që ofrojnë zonat e mbrojtura në Shqipëri për ne vendasit dhe turistët e huaj, janë eksperienca unike”.

“Zonat e mbrojtura dhe Monumentet e Natyrës në Prespë kanë nevojë mbrojtje dhe mirëadministrim, veçanërisht nga komuniteti lokal, për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm të saj. 3.5 milionë euro është projekti 4-vjeçar që firmosëm në fillim të këtij viti, kontribut i qeverisë gjermane, grant për rezervatin e biosferën, që do të shkojë për zhvillimin e zonës e fuqizimin ekonomik të komunitetit të Prespës”, thekson Koka.

Ministri i Mjedisit Koka fton të gjithë qytetarët shqiptarë të drejtohen drejt mrekullive me të cilat Zoti na ka bekuar e të gjithë ne duhet të bëjmë sadopak për t’i ruajtur e mbrojtur.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat