Deklarata e fortë e Presidentit të Gjermanisë, i mbyll dyert Shqipërisë në BE!!!

Shqipëria

Deklarata e fortë e Presidentit të Gjermanisë, i mbyll dyert Shqipërisë në BE!!!

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 12:50
Presidenti i Gjermanisë Joachim Gauck

Shqipëria duket se duhet të presë gjatë për të marrë dritën jeshile të anëtarësimit në familjen e madhe të Bashkimit Evropian. Pas sinjaleve negative që dha nga Tirana deputeti i CDU-së së Merkelit, Gunther Krichbaum, tashmë një deklaratë edhe më e fortë vjen nga Presidenti i Gjermanisë Joachim Gauck.

”Integrimi Evropian duhet të ketë një pauzë”, - është shprehur ai për “Welt”, duke kërkuar që të mos shtohen më shtete anëtare në Bashkimin Evropian.

Intervista është bërë më 27 nëntor, një ditë para takimit të kryeministrit Edi Rama me kancelaren Angela Merkel.

Presidenti Gauck e argumenton këtë “pauzë” të zgjerimit, me faktin se “duhet rifituar mbështetja e publikut dhe të qartësohen qëllimet dhe plani i veprimeve të mëtejshme.

“Duke krijuar BE-në, ne kemi zhvilluar një koncept për të cilin gjeneratat tona të mëparshme as që kishin guxuar të ëndërrojnë. Por, në rrugën për një bashkim gjithnjë e më të afërt, ne kemi qenë ndonjëherë aq të shpejtë sa që jo të gjithë qytetarët ishin në gjendje që të mbajnë ritmin ose e donin këtë. Kjo më shqetëson. Duhet një pauzë për të rifituar mbështetjen”, - tha ai për median gjermane duke shtuar se publiku është konfuz edhe pse një pjesë e tyre jetojnë në vendet që përfitojnë financiarisht nga BE-ja.

Presidenti gjerman tha se për shumë njerëz nuk është e lehtë të jetojnë në Evropën e bashkuar dhe botën e globalizuar.

"Në përgjithësi, ne duhet të mendojmë për një pushim, në të cilën diskutojmë se çfarë qëllimi që duam të arrijmë në ritëm. Jo të gjithë ndihet si qytetarë të botës. Popullatat e vendeve të BE-së duhet të besojnë se një Evropë e bashkuar qëndron për paqe, liri, siguri, demokraci, sundim të ligjit ", vijoi presidenti i Gjermanisë.

Gauck shprehet se e sheh këtë si një përgjegjësi kryesore të Gjermanisë, të cilën e përkufizon si një avokat shumë të fortë të Evropës – “për shkak të kaluarës historike të Gjermanisë”

Megjithatë ai shton: “Ne nuk duam të hyjë në një valë të populizmit anti-evropiane ". 

 Pak ditë më parë Komisioni Evropian rekomandoi çeljen e negociatave për Shqipërinë me kushtin që të zbatohet reforma në drejtësi. Por kjo reformën ende nuk është konkretizuar pasi opozita shqiptare dhe gjyqtarët e kanë ankimuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin e Vettingut. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat