Balla: Merkel mbështet reformat e ndërmara nga qeveria shqiptare

Shqipëria

Balla: Merkel mbështet reformat e ndërmara nga qeveria shqiptare

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 15:53
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla i cili ndodhet në Gjermani me kryeministrin Edi Rama, deklaroi sot se Kancelarja gjermane Angela Merkel, ishte e qartë në mbështetjen e reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare.

Në një postim në  Facebook, Balla shprehet se “Kancelarja gjermane Angela Merkel, ishte e qartë në mbështetje të reformave të ndërmarra nga Qeveria jonë, njohu hapat e rëndësishëm në përmbushjen e 5 prioriteteve të përcaktuara nga Komisioni dhe theksoi vazhdimin në këtë rrugë”.

“Angela Merkel: “Është e rëndësishme që kjo rrugë të vazhdojë. Komisioni Europian ka përmendur 5 prioritete. Unë mendoj se në këto janë arritur ndryshime të rëndësishme”. Ky është pozicioni zyrtar i Gjermanisë. Faleminderit Kancelares Federale!Faleminderit Gjermanisë për mbeshtetjen!”, shkruan Balla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat