Kolegji 9 – vjeçar “Turgut Ozal” feston 28 – 29 Nëntorin

Shqipëria

Kolegji 9 – vjeçar “Turgut Ozal” feston 28 – 29 Nëntorin

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 16:11
Kolegjin 9 – vjeçar të “Turgut Ozal”

Festat e Nëntorit kanë marrë tjera nuanca në Kolegjin 9 – vjeçar të “Turgut Ozal”. Siç e do tradita, hapja e koncertit është bërë me himnin e flamurit.

Skena e këtij kolegji është mbushur plot me ngjyra, në sajë të interpretimeve të shkëlqyera të nxënësve, ku dominonin ato tradicionale.

Ndërrimi i festave të Nëntorit është kthyer në një traditë në Kolegjin 9 – vjeçar “Turgut Ozal”. Ngjyrat e flamurit dhe kostumet popullore kanë qenë veshjet që kanë shoqëruar të gjitha interpretimet.

Nxënësit shpalosën talente edhe në këngë, ndërsa nuk munguan edhe vallet. Çdo gjë ishte menduar në detaj, recitimet, vënia në skenë e dramave, etj.

Për punimet dhe interpretimet më të mira janë shpërndarë 15 çmime. Për të kurorëzuar këtë show të vërtetë, nxënësit kanë bërë prova për afro dy muaj.

Nga fëmijët e kopshtit e deri tek klasat e nënta, janë bashkuar sëbashku me stafin akademik për të sjellë një kujtim të veçantë për këto festa Nëntori nëpermjet një videoje.

Të gjithë sëbashku, kanë formuar hartën e Shqipërisë, në mes të oborrit të dijës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat