Basha vendos lule tek "Ismail Qemali": Ta bëjmë Shqipërinë më të drejtë

Shqipëria

Basha vendos lule tek "Ismail Qemali": Ta bëjmë Shqipërinë më të drejtë

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 17:06
Basha duke vendosur lule tek "Ismail Qemali"

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha me rastin e 104 vjetorit të Pavarësisë vendosi lule në bustin e Ismail Qemalit në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë.

Teksa uroi të gjithë shqiptarët për këtë ditë të shënuar, Basha vlerësoi figurën e Ismail Qemalit ndërsa bëri thirrje për një Shqipëri më të drejtë.

“Ismail Qemali realizoi ëndrrën shumë shekullore të shqiptarëve për liri dhe pavarësisë. Sot dua t’ju bëj thirrje bashkëatdhetarëve të bashkohemi për të realizuar një Shqipëri të ëndrrave dhe shpresave. Zoti i bekoftë shqiptarët”, u shpreh Lulzim Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat