“Sot festojmë nga Preveza deri në Mollë të Kuqe”, thumbimi i PDIU-së për ditën e Pavarësisë

Shqipëria

“Sot festojmë nga Preveza deri në Mollë të Kuqe”, thumbimi i PDIU-së për ditën e Pavarësisë

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 17:26
PDIU

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e 104 vjetorit të pavarësisë.

“Mirënjohje etërve që themeluan Shtetin Shqiptarë, me në krye Ismail Qemalin”, thuhet në mesazhin e urimit.

“Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet i uron të gjithë shqiptarëve gëzuar 28 nëntorin, Ditën e Flamurit! Sot festojmë ditëlindjen 104-të të shtetit tonë, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjitha trevat kombëtare, ashtu siç u shpall pavarësia, me delegatë nga Preveza deri në Mollë të Kuqe. 

Mirënjohje etërve që themeluan Shtetin Shqiptarë, me në krye Ismail Qemalin. Zoti bekoftë Shqiptarët dhe Shqipërinë. Na dhëntë paqe, begati, bashkim kombëtar dhe integrimin siç e meritojnë bashkëqytetarët tanë”, thuhet në mesazh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat