Basha: Mirënjohje Merkelit, PD do sigurojë zgjedhje të lira e të ndershme

Shqipëria

Basha: Mirënjohje Merkelit, PD do sigurojë zgjedhje të lira e të ndershme

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 19:31
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se Shqipëria është me fat që ka mbështetjen e Gjermanisë në rrugën e saj të integrimit evropian.

“Shqipëria është me fat që ka mbështetjen e Gjermanisë në përpjekjet e saj për përparim dhe integrim europian. Ne i jemi veçanërisht mirënjohës Kancelares Merkel për mirëkuptimin dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme ndaj Shqipërisë”, shprehet Basha në një deklaratë për mediat.

Më tej kreu i selisë blu thekson se PD do të marrë përgjegjësinë për të siguruar zgjedhje të lira dhe të zbatojë reformën në drejtësi.

“Dua ta siguroj Kancelaren dhe popullin gjerman se shqiptarët janë të vendosur të përqafojnë të gjitha vlerat europiane dhe të ndërtojnë një shoqëri të denjë për të gjithë, duke luftuar krimin, drogën, korrupsionin dhe duke e çliruar politikën prej tyre. Partia Demokratike dhe unë do të marrim përgjegjësinë tonë në gjendjen ku ndodhet vendi, veçanërisht për të siguruar zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe zbatimin sa më parë të reformës në drejtësi”, shprehet Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat