Idrizi: Në 1994, pala grek pranoi ngritjen e një varreze në Çamëri

Shqipëria

Idrizi: Në 1994, pala grek pranoi ngritjen e një varreze në Çamëri

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 08:30
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi deklaroi në studion e “Tonight Ilva Tare”, se në vitin 1994, pala greke ka pranuar ngritjen e një varreze çame në Çamëri. Sipas tij, kjo është rëndë dakord në marrëveshjen e asaj kohe.

Idrizi: Ajo që po ndodh është fakti që Shqipëria ka propozuar një mekanizëm dialogu për të gjitha çështjet. Por, mbas artikulimit të çështjes çame ka pasur një reagim disproporcional nga pala greke dhe jo diplomatike për këtë çështje. Më vjen mirë që sot shteti shqiptar po adreson të gjitha problemet që kemi midis Shqipërisë dhe Greqisë si e vetmja mundësi që marrëdhëniet të jenë të fqinjësisë së mirë.

Sot ne kemi dy varreza të ushtarëve grekë, të cilët humbën rrugën që erdhën në Shqipëri, por duhet thënë kaluan me koshiencë territorin e Greqisë dhe erdhën në Shqipëri. Janë bërë dy varreza në Shqipëri, të dyja me probleme shumë të mëdha. Janë bërë turpi i botës duke pasur parasysh edhe rastin e Kosinës. Shyqyr që u mbyllën ato dy varreza.

Në vitin 1994, nga pala shqiptare është shtruar edhe nevoja e ngritjes së varrezave çame në Çamëri e pranuar nga pala greke. Ashtu sikurse në vitin 1991, këto çështje janë hapur. Mbas vitit 1997, këto çështje u dukën sikur u harruan dhe sot u risollën nga diplomacia shqiptare. Që nga viti 1994, Parlamenti i Shqipërisë e ka njohur 27 qershorin si ditën e gjenocidin e shqiptarëve të Çamërisë. Ajo që është më e rëndë është shkelja e të drejtave të njeriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat