Sherr brenda PD-së: Ristani do shokët e burgut në strukturat e partisë

Shqipëria

Sherr brenda PD-së: Ristani do shokët e burgut në strukturat e partisë

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 10:01
Ilustrim

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Vlorës, Moisi Meminaj, ka përshkallëzuar akuzat në adresë të drejtuesve të PD-së në Tiranë, të cilët sipas tij kanë diktuar emërimin e personave të precedentë penalë në strukturat e partisë

Gjatë një interviste për Shqiptarja.com, Meminaj ka theksuar se Arben Ristani, Sekretar i Përgjithshëm i PD, ka insistuar për emërimin e një personi të kërkuar ndërkombëtarisht dhe i akuzuar për vrasje, në krye të grupseksionit të PD së Vlorës. Sipas tij, Ristani kërkon të promovojë shokët e burgut në strukturat e Partisë Demokratike.

"U qëndroj 100 për qind. Nuk është se i them unë, por janë fakte të forta. Kryetari i grupseksionit në Vlorë është i kërkuar në Itali. Ekziston një shkresë, sipas të cilës vijon ende kërkimi i tij në Itali. Megjithatë, promovohet deri në listën e këshillit bashkiak. Është kundërshtuar me forcë nga kryetari i degës që jam unë ose që isha në atë kohë dhe nga persona të tjerë, përfaqësues të partisë. Arben Ristani ka insistuar dhe e ka emëruar", ka thënë ai, duke shtuar se 'Ristani mbase do shokë burgu në strukturat e Partisë Demokratike, pasi siç dihet në burg ka qenë edhe vetë.

Meminaj e ka konsideruar si të paligjshëm praktikën e komandimit të deputetëve në krye të degëve të PD, ndërsa ka theksuar se PD e Vlorës është kthyer në një shtojcë e PDIU dhe PBDNJ. Ai ka pohuar gjithashtu se procesi i riorganizimit të degëve të PD ishte selektiv dhe një hakmarrje e drejtuesve të PD në Tiranë ndaj kryetarëve të degëve. "Procesi i Vlorës dhe i 21 degëve është një prerje mandati në mes. Imagjinoni sikur t’i presim mandatin në mes një deputeti, i cili është zgjedhur me votë. Unë jam i zgjedhur me votë. Së bashku me kolegët e mi kryetarë jemi zgjedhur nga kuvendi i degëve. Është kuvendi i degëve ai që na pret mandatin ose Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Më e keqja është se u mohohet e drejta e rigarimit kryetarëve të grupseksioneve. Kjo është në shkelje të hapur të Statusit të Partisë Demokratike. Unë nuk e lexoj askund në Statusin e PD që të shkarkohet një kryetar grupseksioni për shkelje disiplinore. Më thelbësorja që do të doja të prekja është se Partia Demokratike, dega Vlorë, është kthyer në shtojcë dhe në një zgjatim i PBDNJ dhe OMONIA-s në pjesën e Himarës, Vranishtit dhe Lukovës. Pra procesi i shkrirjes se strukturave tona me ato të OMONIA-s kishte filluar qysh herët, tashmë veçse po konkretizohej. Kryetari i grupseksionit Himarë jo vetëm është militant historik, por edhe një patriot i flaktë që zëvendësohet jo me votë, por komandohet nga kreu i grupit të punës me ato të OMONIA-s, mundësisht me lidhje gjaku dhe biznesi me përfaqësues të mavi. Më keq akoma, aktualisht, sekretarja e degës dhe familjarë të saj, janë anëtarë dhe militantë të PDIU. E kuptoni se çfarë mesazhi u përcillet demokratëve? Nëse nuk ke një familjar me një parti tjetër të mazhorancës nuk të pranojnë tek Partia Demokratike. Situata është e nderë në Partinë Demokratike, dega Vlorë", tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat