Temperaturat nën zero, dëborë në Kukës, Peshkopi dhe Korçë

Shqipëria

Temperaturat nën zero, dëborë në Kukës, Peshkopi dhe Korçë

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 10:34
Ilustrim

Moti i acartë mbërriti edhe në Shqipëri. Verilindja dhe juglindja u mbulua nga reshjet e dëborës, ndërsa temperaturat zbriten disa grade nën zero.

Reshjet janë shoqëruar me erëra të forta e megjithatë intensiteti i tyre u zbeh gjate natës dhe trashësia e borës ka arritur vetëm disa cm në të gjithë territorin.

Nga raportimet më të fundit në Korçë, Kukës, Peshkopi, ngricat kanë krijuar pak probleme në rrugët rurale kurse rrugët nacionale janë në funksion të plotë.

Në Rrugën e Kombit janë 8 mjete borëpastruese në dispozicion të mirëmbajtjes. Në orët në vijim parashikohen rënie te mëtejshme të temperaturave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat