Berlini/ Si e manipuloi Rama intervistën në Deutche Welle

Shqipëria

Berlini/ Si e manipuloi Rama intervistën në Deutche Welle

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 12:54
Rama, Merkel

Lidhur me takimin që ka pasur në Berlin me kancelaren Angela Merkel, keyeministri Rama i ka dhënë një intervistë të gjatë radios Deutche Welle. Por ajo që bie në sy nga këto pyetje- përgjigje ëshë fakti se Rama ëshë kthyer nga ky takim, në rastin më të mirë, pa ndonjë premtim konkret nga Merkel. Në përgjigjet që i jep shefes së redaksisë shqip të kësaj radioje, shihet qartë se ai i bishtnon përgjigjeve të sakta dhe të drejtëpërdrejta.

Kryeministri nuk flet në mënyrë konkrete për rezultatin e takimit, nuk përcaktohet qartë nëse ëshë arritur diçka konkrete për datën e hapjes së bisedimeve, ai e detyron gazetaren të insistojë në pyetjen: a iu hap apo jo drita e gjelbërt dhe përsëri përgjigjet në mënyrë të tërthortë. Le t'i marrim me radhë pyetjet të cilave Rama u bëri bisht.

Fillimisht gazetarja e pyet direkt se cili qe rezultati, por kryeministri në vend që të përgjigjet për pyetjen flet për një bisedë miqësore dhe shton se procesin e integrimit shqiptarët e kanë trashëgim nga etërit themelues. Pra asnjë përgjigje.

Kjo e detyron gazetaren të këmbëngulë: A arritët diçka konkrete, se ka patur shpresë që bisedimet të fillojnë në dhjetor... Ndërsa Rama përsëri nuk përgjigjet direkt. Ai thotë se megjithëse nuk ka folur hapur, Merkel ka qenë e qartë për këdo që ka veshë. 

Më në fund gazetarja nuk duron më dhe e ngacmon duke e pyetur nëse u hap drita jeshile për Shqipërinë, por prapë nuk merr përgjigje sepse Rama i flet për bindjen e tij se Gjermania do ta ndihmojë Shqipërinë në të ardhmen.

Po të shihet me vëmendje, ai pyetet se çfarë i tha apo i premtoi Merkel dhe përgjigjet duke interpretuar ato që do kish dashur të thoshte ajo.

Ky dialog shërben për të kuptuar më mirë jo vetëm faktin se kryeministri është kthyer pa ndonjë premtim konkret nga Berlini, por se përveç kësaj, ai po tenton të manipulojë me mesazhet e këtij takimi. Lexojeni të plotë pjesën e pyetje përgjigjeve të Ramës. /Lapsi

Ju patët një bisedë tête-à-tête me kancelaren, cili është rezultati i këtij takimi?

Kemi biseduar si gjihtmonë  shumë hapur, shumë miqësisht. Kancelarja ka treguar edhe një herë mbështetejen e saj dhe miqësinë e saj për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Natyrisht duke iu përmbajtur së bashku edhe faktit, se procesi i integrimit europian nuk është një proces, që ne na e ka imponuar Berlini apo Parisi, apo Brukseli, por është një proces që ne na e imponojnë qoftë etërit themelues, që krijuan shtetin shqiptar 104 vjet më parë, qoftë fëmijët tanë, që meritojnë të jetojnë në një Shqipëri të paqme, të sigurtë dhe të mirëqenë brenda familjes europiane.

Por z. Kryeministër a është arritur diçka konkretisht lidhur me procesin e fillimit të bisedimeve me BE-në, që shpresohej të niste në dhjetor? Ndërkohë që javën e kaluar, sikurse jeni në dijeni, deputeti gjerman Gunther Krichbaum, kritikoi Shqipërinë duke theksuar kushtet konkrete t? paplot?suara nga ana e Shqip?ris? p?r hapjen e negociatave me BE-n?.

Eshtë e natyrshme që të ketë deputetë, që kanë pikëpamjet e tyre në parlamentet e ndryshme të vendeve të BE-së. Eshtë një debat, që zhvillohet qëkurse zhvillohet procesi i zgjerimit. E kjo nuk është aspak çudi. Por dhjetori nuk ka të  bëjë fare me Bundestagun gjerman, dhjetori ka lidhje me qendrimin e qeverisë gjermane dhe të qeverive të tjera për rekomandimin e Komisionit Europian. Me kancelaren kemi diskutuar gjerësisht për këtë. Ashtu siç besoj, që edhe prononcimi i kancelares, edhe pse ajo nuk është shprehur hapur, ka qenë mjaft i qartë dhe qartësisht i lexueshëm për këdo që do ta lexojë. Ajo ka përshëndetur arritjet, reformat e rëndësishme, që kemi ndërmarrë, gjë që e ka përsëritur edhe gjatë bisedës. Dhe padyshim që është bazuar kryekëput në raportin e progresit të Komisionit Europian gjatë prononcimit të saj.

Pra e keni marrë prej saj dritën e gjelbër, pavarësisht nga çështjet e përmendura, që kërkojnë zgjidhje?

Këtu bëhet fjalë për pesë prioritete, që janë kritere dhe nuk janë kushte. Këto pesë prioritete do ta shoqërojnë Shqipërinë në të gjithë procesin deri në ditën e antrarësimit. Ato pesë prioritete vlejnë edhe për shumë vende anëtare, në kuptimin e mirë të fjalës. Kështu që s’bëhet fjalë për kushtëzime. Nga ana tjetër unë nuk mund të them, se çfarë kemi biseduar me kancelaren, pasi ka qenë një bisedë, që si të thuash i takon dhomës, ku është zhvilluar. Por në dhjetor ne presim, që Gjermania ta mbështesë Shqipërinë siç ka bërë gjithmonë dhe sikurse jam i bindur do të bëjë gjithmonë.

Pra do të thotë kjo, dritë e gjelbër?

Dritën e gjelbër e jep Këshilli Europian, kështu duhet të presim këshillin dhe të presim, se si këshilli do ta lexojë dhe pastaj si do të reagojë pas leximit të rekomandimit të Komisionit. Sidoqoftë duhet të jetë shumë e qartë për të gjithë, ajo që për ne ka qenë e qartë qysh në ditën e parë, se ne nuk mund të çelim zyrtarisht negociatat dhe nuk ka në fakt as kuptim,që ta kërkojmë një gjë të tillë, në qoftë se nuk fillojmë të zbatojmë ligjin e vettingut të prokurorëve dhe të gjykatësve. Ky është kushti i vetëm për Shqipërinë. Ne natyrisht ndërkohë ne do të vazhdojmë të bëjmë progres në të pesë fushat, që lidhen me pesë prioritetet. Siç edhe e thkesova, kjo do të na shoqërojë jo vetëm deri kur të antarësohemi, por edhe pasi të jemi antarësuar, sepse në fund të fundit ato pesë prioritete janë edhe pesë shtyllat, në të cilat mbahet vet struktura e një shteti europian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat