“Reuters” komenton fjalët e Ramës: A e paralajmëroi Merkelin për rrezikun rus

Shqipëria

“Reuters” komenton fjalët e Ramës: A e paralajmëroi Merkelin për rrezikun rus

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 14:01
Angela Merkel, Edi Rama

Prestigjiozja botërore “Reuters” komenton deklaratat e Edi Ramës gjatë takimit me Angel Merkelin, duke theksuar se Rama edhe pse nuk përdor emër, i referohet Rusisë, si një nga vendet që kërkon të pengojë politikat pro-BE të vendeve të Ballkanit.

Rama nuk e përmendi Rusinë me emër por diplomatët e rajonit janë ankuar se Rusia po përpiqet të rrisë ndikimin e saj në vendet si Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe së fundmi edhe tek Shqipëria, shkruan Reuters.

“Në rajonin tonë, vendet që kërkojnë të prishin marrëdhënien tonë me Bashkimin Europian janë bërë aktive, “ tha Rama në një konferencë në Berlin përpara takimin me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Rama theksoi se vendi i tij do të vazhdojë të lëvizë drejt anëtarësimit në BE. Duke folur edhe para takimit të tyre, Merkel vlerësoi reformat e brendshme politike në Shqipëri por tha se hapa të mëtejshme ishin të nevojshme për t’u ndërmarrë si në reformën gjyqësore ashtu dhe në luftën kundër korrupsionit.

Agjencia e lajmeve Reuters, në një artikull kushtuar pikërisht vizitës së kryeministrit shqiptar në Berlin nënvizon se Rama ndonëse nuk përmendi emra të përveçëm, me deklaratën e tij nënkuptonte se Moska po tenton që të fuqizojë ndikimin e saj në disa shtete si Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e madje tani edhe në Shqipëri.

Fjala e Ramës, e cila sipas mediave ishte një paralajmërim, vjen në një kohë kur Agjencitë Inteligjente gjermane kanë paralajmëruar gjithashtu mbi rrezikun e një ndërhyrjeje të Rusisë në procesin zgjedhor parlamentar që Gjermania do të mbajë gjatë vitit të ardhshëm.

Në artikullin e Reuters thuhet se Kryeministri Rama e bëri të qartë vendosmërinë e Shqipërisë për të vijuar rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE.

Duke cituar kancelaren Merkel, mediat shkruajnë se shefja e ekzekutivit gjerman kishte vlerësuar reformat e brendshme politike që janë ndërmarrë në Shqipëri, por shtoi se duhet të ketë hapa të mëtejshëm në fusha të ndryshme siç janë reforma në drejtësi apo lufta kundër korrupsionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat