Zbardhet përgjimi/ “Më ke 40 mijë euro borxh, që të lahemi, vrit rivalin tim në trafikun e drogës”

Shqipëria

Zbardhet përgjimi/ “Më ke 40 mijë euro borxh, që të lahemi, vrit rivalin tim në trafikun e drogës”

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 18:14
Rigert Dervishi

BalkanWeb zbulon të tjera detaje nga organizata e njërit prej njerëzve më misteriozë edhe për policinë greke 48 orët e fundit, të cilit i njihet vetëm pseudonimi “Genti”.

Organizata e këtij të fundit ishte detyruar të vriste një person, vetëm sepse ketë e kishte kërkuar një furnitor droge nga Shqipëria, të cilit organizata i kishte borxh.

Në një bisedë të zbardhur nga policia greke, ku komunikon një vartës i Gentit dhe një furnizues droge me banim në Shqipëri, zbulohet gjithçka.

Furnitori i kërkon vartësit të Gentit një shumë parash që ky i kishte borxh, por duke qënë se ai nuk kishte mundësi t’ja kthente ky i fundit e porosit të vrasë një person. Vrasësi gabon shënjestër dhe ekzekuton Rigert Dervishin.

Furnitori: “Më ke borxh para” (diku tek 30.000 – 40.000 euro)

X: “Nuk kam të të jap”

Furnitori: “Që të lahemi dua të vrasesh… Do të të dërgoj një njeriun tim ta bëni bashkë”.

Policia greke ende nuk e ka identifikuar plotësisht kreun e organizatës me pseudonimin ‘Genti” dhe as nuk di se në çfarë qyteti të Shqipërisë banon, por mendohet se ai nuk ka shkelur ndonjëherë në Greqi. Në organizatën e tij, prej 146 anëtarësh, 39 ishin shqiptarë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat