Fluturimet “low cost”, Dervishaj arrin marrëveshjen në Hungari

Shqipëria

Fluturimet “low cost”, Dervishaj arrin marrëveshjen në Hungari

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 19:55
Ilustrim

Në vizitën që ministri i Transporteve zhvilloi në Hungari, i është hapur rruga fillimit të flututimeve të kompanisë “low cost” WIZZAIR, në muajin prill të vitit që vjen.

Duke u ndalur te memorandumi, Sokol Dervishaj theksoi se ardhja e kompanisë “loë cost” për fluturimet Budapest-Tiranë dhe anasjelltas, është zhvillim shumë pozitiv për shqiptarët, që mund ta përdorin më tej Budapestin për të shkuar në destinacione të tjera.
 
Dervishaj tha se rivendosja e një linje ajrore mes 2 shteteve, përveç ndikimit pozitiv që do të ketë në sektorin e turizmit, zgjeron mundësinë për shkëmbimet tregtare. Ministri i Transporteve ka thënë se do donte të shikonte mundësitë që kompania WIZZAIR të operojë direkt, qoftë dhe me koncesion aeroportin e Kukësit, propozim që është mirëpritur nga ministri hungarez i Transporteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat