Edi Rama i shkon fshehurazi në zyrë Ilir Metës

Shqipëria

Edi Rama i shkon fshehurazi në zyrë Ilir Metës

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 10:17
Edi Rama

Kryeministri dhe kreu i PS-së, Edi Rama i ka bërë sot vizitën e radhës partnerit të tij në qeverisje, Ilir Meta.

Por këtë herë, Rama ka zgjedhur një mënyrë tjetër për të shkuar në zyrën e kreut të LSI-së dhe Kuvendit.

Ai ka devijuar rrugën duke u futur nga një hyrje tjetër e jo nga ajo e përhershmja.

Siç edhe raportojnë gazetarët që ndodhen tek Kuvendi, Rama ka hyrë nga dera kryesore e selisë së Kuvendit, për shkak të protestës së ricikluesve që kërkojnë miratimin e ligjit të plehrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat