Nesër buxheti i 2017 në Kuvend, Ruçi urdhëron ministrat: Mbrohuni nga PD!

Shqipëria

Nesër buxheti i 2017 në Kuvend, Ruçi urdhëron ministrat: Mbrohuni nga PD!

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 13:33
Gramoz Ruçi

Seanca e Kuvendit ditën e nesërme pritet të ndizet nga debatet e forta mes mazhorancës dhe opozitës, pasi do të shqyrtohet buxheti i vitit 2017.

Për këtë arsye, Kryetari i grupit të PS, Gramoz Ruçi ka urdhëruar deputetët që të mbrojnë buxhetin e 2017.   

Në mbledhjen e grupit të PS, Ruçi u ka bërë thirrje të gjithë ministrave dhe kryetarëve të komisioneve që të mbajnë fjalim dhe të mbrohen nga akuzat që opozita do të bëjë.

Gjatë mbledhjes ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Rama si dhe Ministri i Financave Arben Ahmetaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat