Basha: Jo vendimmarrje të mbyllura në parti

Shqipëria

Basha: Jo vendimmarrje të mbyllura në parti

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 14:39
Lulzim Bashën

Ndryshimi i politikës në vend për Lulzim Bashën duhet të nisë nga ai brenda partisë që drejton. Gjatë një takimi që pati me demokratë, të qytetit të Sarandës Basha tha se hapja, bashkimi dhe qëndrimi pranë njerëzve do të kthehen në akte konkrete dhe se vendimmarrja në Partinë Demokratike nuk do të jetë e një grushti njerëzish, por pjesë e saj do të jetë edhe anëtarësia.

Lulzim Basha, kreu i PD: Detyra numër një e njerëzve të angazhuar në politikë është të jetojnë me të vërtetën e qytetarëve, është të jetojnë me të vërtetën e njerëzve, ky është misioni ynë. Si do ta bëjmë?! Duke fuqizuar qytetarin, duke kufizuar pushtetin. Bashkimi, hapja, komunikimi i përditshëm me qytetarët, njohja e halleve dhe problemeve të tyre janë tre procese që garantojnë që; refuzimi, zemërimi, depresioni të kthehen në shpresë, në besim dhe orientim për shqiptarët tek kjo forcë politike, forca e ndryshimeve të mëdha historike.
Rritja e taksave si dhe mungesa e subvencioneve në bujqësi ishin disa nga shqetësimet që fermerë të Xarrës dhe opertaroë turistikë të Sarandës ngritën në takimin me kryetarin e Partisë Demokratike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat