"Call center", ligji kërkon të frenojë fuqinë punëtore nga Italia në Shqipëri

Shqipëria

"Call center", ligji kërkon të frenojë fuqinë punëtore nga Italia në Shqipëri

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 17:11
Ilustrim

Ligji i ri italian për “Call Center” nuk e bllokon punën e kësaj sipërmarrjeje në Shqipëri, por vetëm shtrëngon masat që fuqia punëtore të mos zhvendoset nga Italia në vendet tjera. Kështu shprehet administratori i IDS, Agron Shehaj një prej 10 “call centera”-ve të cilët kanë edhe numrin më të madh të të punësuarve.

Agron Shehaj administrator i “iDS Call center” thotë për “Ora News”: “Ligji i ri që po aprovohet thjesht shton disa limite dhe e bën pak më të vështirë, nuk është ndonjë pengesë e jashtëzakonshme, janë disa limite që parlamenti italian vë për të vështirësuar lëvizjen e vendeve të punës në fushën e “call center” nga Italia në Shqipëri. Ne si “Call center” i thonë klientit nga marrin, si në telefonatat hyrëse edhe ato dalëse”. Sipas administratorit Shehaj, të rinjtë e punësuar nuk duhet të alarmohen për vendet e tyre të punës.

Agron Shehaj administrator i “iDS Call center” shprehet: “Jo në asnjë mënyrë nuk duhet të mendojnë për një tjetër vend pune. Nuk ka rrezik tani për tani për ato vende pune. Ky ligj nuk parashikon mbylljen e atyre 25 mijë vende pune”. Ndërkohë lidhur më këtë nismë ligjore të vendit fqinj, qeveria shqiptare nuk ka pasur një qëndrim zyrtar. Burimet bëjnë me dije se Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka nisur diskutimet për këtë çështje, për efektin që do të ketë ky ligj për sipërmarrjet e “call center” në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat