Rama hap “thesin” në prag të zgjedhjeve: Nga 1 marsi paga minimale do të jetë 375 mijë lekë

Shqipëria

Rama hap “thesin” në prag të zgjedhjeve: Nga 1 marsi paga minimale do të jetë 375 mijë lekë

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 19:46
Edi Rama

Duke folur nga aktiviteti për modernizimin e administratës publike kryeministri Edi Rama tha se paga minimale do të bëhet 375 mijë lekë të vjetra, nga 220 që është aktualisht.

Rama tha se duke filluar nga 1 marsi i viti të ardhshëm të gjithë do të kenë një pagë më të mirë dhe se kjo është rritja më e madhe nga kategoritë e pagave me 70%, ndërsa paga mesatare dhe ajo e lartë rritet nga 7% në 10%.

“Ne kemi pagën më të ulët në shtet sot për gjithë shërbimet mbështetese po themi, e kemi 220 milje lekë të vjetra. Me këtë paketë e çojmë pagën më të ulët në shtet 375 mijë lekë të vjetra, a është mjaft, nuk është mjaft. Po a është shumë më tepër për njerëz rropaten për të krijuar kushtet higjenike, logjistike të punës në administratë prej nuk mbahet mend se kurrë me 220 mijë lekë të vjetra.

Me të njëjtin princip duke filluar nga poshtë ne kemi një piramide rritjesh pagash tërësisht të re. Pra nëse një specialist i kategorisë së tretë e ka sot pagën aktuale 355 mijë lekë, rritja shkon në 379 mijë lekë dhe kështu në mënyrë progresive kemi një rritje e cila kur vinte paga bruto bëhet 589 mijë lekë. Prap nuk është shumë, por është shumë më tepër seç është.

Duke filluar nga 1 marsi i vitit të ardhshëm ju do të keni një pagë më të mirë. Mesatarja është 7 %, por për pagën më të ulët është 36% dhe shkon duke u shkallëzuar deri tek unë që nuk marr asnjë qindarkë më shumë rritje, as ministri i Financave, as deputetët. Pra ne që marrim më shumë nuk duhet të fitojmë asgjë nga kjo rritje. Ju që merrni më pak do fitoni më shumë dhe ky është princip”, tha Rama.

Sipas tij rritja e pagave nuk është thjesht një rritje pagash e zakonshme, por është edhe një shpërblim i merituar për gjithë mbështetjen që në radhë të parë njerëzit që punojnë i kanë dhënë reformave, jo thjesht se punojnë në shtet, por sepse kanë një familje ku është kontribuuar për reformat.

“Që nga pranimi i faktit sa të thjeshtë aq edhe të hidhur në një kuptim, që energjia duhet paguar,gjë që ka sjellë mbi 340 mijë kontrata të reja të konsumatorëve me pranimin edhe të borxhit deri tek fakti që në një proces shtetbërje shumëçka që ishte më e lehtë në dëm të përgjithshmes bëhet më e vështirë për një periudhë të caktuar kohe. Për këtë arsye kemi vendosur të spostojmë nga buxheti i shtetit në buxhetin e familjen e 100 milionë dollarë për të rritur rrogat dhe pensionet", tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat