Topi: Parlamenti ka nevojë për më pak deputetë

Shqipëria

Topi: Parlamenti ka nevojë për më pak deputetë

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 22:09
Bamir Topi

Në mbledhjen e Asamblesë së FRD, Bamir Topi u shfaq i irrituar me klasën politike duke i akuzuar për pengues të zhvillimit të vendit. Topi ka shprehur ato që FRD i ka konsideruar si të nevojshme përsa i përket çështjeve që lidhen me zgjedhjet dhe reformat, duke nënvizuar se reforma zgjedhore duhej të bëhej paralel me reformën në drejtësi.

Topi: Kemi thënë që Parlamenti ka nevojë të ketë më pak deputetë,  e kemi në program. Kemi thënë që presidenti të zgjidhet nga populli. Reforma zgjedhore duhet të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Duhet të depolitizohen komisionet zgjedhore. Listat duhet të jenë të hapura që reforma në drejtësi duhet të kishte shkuar paralelisht me reformën zgjedhore.

Një kritike kishte edhe për ish-kryeministrin Berisha të cilin e akuzoi se ka përcarë të djathtën dhe është përpjekur të pengojë reformën në drejtësi.

Topi: Promotor i bllokimit të reformës në drejtësi. Bashkë autori i mosrealizimit të reformës zgjedhore dhe vula më e tmerrshme është misioni i kalit të Trojës, duke e përcarë totalisht krahun e djathtë.

Topi theksoi se FRD është një forcë politike që e mban fjalën, ndërsa për koalicionin nuk ka vendosur ende se çfarë pozicion do të marrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat