Buxheti i 2017-ës sot në Kuvend, Basha paralajmëroi një 'betejë' kundër rritjes së taksave

Shqipëria

Buxheti i 2017-ës sot në Kuvend, Basha paralajmëroi një 'betejë' kundër rritjes së taksave

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 08:42
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë ka sot në rendin e ditës, shqyrtimin në parim të Buxhetit të vitit 2017, projektligjin që pritet të ndezë debate të ashpra.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha e paralajmëroi që dje betejën e sot në Kuvend të opozitës kundër këtij draft – Buxheti, që e cilësi si më antisociali,  pasi në thelb të tij qëndronte rritja e taksave për shqiptarët.

Po ashtu, në rendin e ditës janë edhe disa projektligje të rëndësishme, si për ndryshimin e akcizave, taksave kombëtare, tarifave doganore, tatimit mbi të ardhurat etj.

RENDI I DITES

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar - shqyrtimi në parim - (nenet 73-77 dhe 82 Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)

Projektligji “ Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar - shqyrtimi në parim

Projektligji “ Për disa ndryshime në ligjin nr.9981, datë 8.9.2008, “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore”, të ndryshuar - shqyrtimi në parim

Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar - shqyrtimi në parim

Projektligji “Për buxhetin e vitit 2017” - shqyrtimi në parim

Për votim: Projektligji “Kodi Hekurudhor i Republikës së Shqipërisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat