Republika e Kanabisit, të rinjtë e PD-së postera makinave të deputetëve

Shqipëria

Republika e Kanabisit, të rinjtë e PD-së postera makinave të deputetëve

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 12:51
Aksioni i të rinjëve të PD-së

Të rinjtë e PD-së kanë ndërmarrë një aksion gjatë paradites së sotme, duke ngjitur postera tek parlamenti me përshkrimin “Republika e Kanabisit”. Kjo sipas tyre është një revoltë për të treguar faktin se ku e ka dërguar kjo qeveri Shqipërinë.

“I vendosëm sot damkën e kanabisit, stemën që simbolizon më së miri këtë mazhorancë qeverisëse. Kjo qeveri na ka bërë me turp duke na identifikuar gjithë bota si kryeqyteti i drogës, ne sot do shënjojmë çdo makine deputeti dhe çdo deputet me stemën e Republikës se themeluar nga Rama, Republikën e Kanabisit”, tha organizatori i kësaj proteste, Rajkard Dervishaliaj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat