Blushi dhe Hafizi flasin hapur për buxhetin, ja si do të votojnë ish-socialistët

Shqipëria

Blushi dhe Hafizi flasin hapur për buxhetin, ja si do të votojnë ish-socialistët

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 14:02
Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi

Pas një sondazhi on line që kishin hapur dy deputetët e partisë LIBRA, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizin për të marrë mendimin e qytetarëve, ata kanë deklaruar pak më parë se do të jenë kundër projektbuxhetit për vitin 2017, që do të votohet në Parlament.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen e LIBRA, dy ish socialistët kanë marrë një mbështetje me 80.86% të tyre që u kanë kërkuar të votojnë kundër buxhetit dhe vetëm 19.14%  të votojnë pro tij. “Vendimi juaj, detyrim për dy deputetët tanë Znj. Mimoza Hafizi dhe Z. Ben Blushi, sot në parlament!”, thuhet në profilin e LIBRA-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat