Mimi Kodheli zbulon pengun e saj më të madh gjatë 27 viteve martesë

Shqipëria

Mimi Kodheli zbulon pengun e saj më të madh gjatë 27 viteve martesë

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 14:04
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka treguar detaje nga jeta e saj private.

Ajo është shprehur rreth martesës së saj 27-vjeçare dhe gjithashtu për marrëdhënien me djalin e saj në një intervistë për emisionin “Vila 24”. 

“Rreth 27 vjet martesë me Lekën dhe çelësi është respekti i ndërsjelltë”, - është shprehur ministrja. 

Megjithatë ajo ka vënë më tepër theksin në marrëdhënien e saj me djalin më të rëndësishmit në jetën e saj. 

“Si çdo nënë me djalin e vet. Nuk e ndryshon detyra ime si ministre. Gratë kanë prirjen për të qenë mbrojtëse të familjes dhe të fëmijëve. Unë e mbroj tim bir në mënyrë të ekzagjeruar. Por, nënës i falen këto gjëra,”- ka përfunduar Kodheli. 

Ndër të tjera ajo theksoi se pengu i saj më i madh gjatë martesës është se do të donte të kishte patur më tepër fëmijë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat