Ahmetaj: Buxheti i 2017 është për reforma madhore

Shqipëria

Ahmetaj: Buxheti i 2017 është për reforma madhore

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 15:27
Ministri i Financave Arben Ahmetaj

Ministri i Financave Arben Ahmetaj u shpreh të enjten në seancë plenare të Kuvendit, se opozita e sotme e la vendin në gjendje të falimentuar ekonomike që mund ta çonit vendin drejt një skenari grek. “Në vitin 2013 gjetëm një shtet të falimentuar nga disa njerëz, që sot bëjnë si kukuvajkë sepse shpresonin se Shqipëria do të përfshihej në një skenar grek. Kur kemi ardhur në pushtet, kemi gjetur një borxh publik prej 70.4 për qind sipas FMN-së. Dificiti vjetor, i shpenzuar që në gjysmën e parë të vitit, duke pamundësuar qeverinë e sapoardhur të financonte veprimet e përditshme. Kjo do të thotë se kemi pasur një qeveri të papërgjegjshme, pasi të gjithë shumën e lejuar me ligj të diificitit buxhetor e kishte harxhuar tërësisht”, tha ministri i Financave, Ahmetaj.

Kreu i Financave ka theksuar se “nëse qeveria e re nuk do të kishte bërë asgjë, më 23 tetor nuk do të kishte as paga për policët, as për mjekët, infermierët dhe as për pensionistët. Për Ahmetajn, buxheti i vitit 2017 është reforma më madhore dhe se buxhetet përpara këtij viti kanë qenë dështim.

Ai ka bërë me dije aspektet pozitive që sjell paketa fiskale.

“Kjo është qeveria e parë që ka vendosur kufirin fiskal, që nuk lejon asnjë qeveri të rrisë borxhin publik. Brenda mandatit të dytë borxhi publik shkon 60 për qind. Nuk do të ketë asnjë taksë për gazin, nuk do të paguani asgjë. Gënjejnë. Vetëm do të disiplinohet shitja e gazit me zero taksë. Reduktimi i akcizës për duhanin e prodhuar në vend me gjysmën e saj. Paketa fiskale është një paketë incentivuese që ul barrën fiskale dhe lehtëson procedurat. Do të rriten pagat dhe pensionet me 100 milionë dollarë, që nuk ka ndodhur asnjëherë”, theksoi Ahmetaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat