Kryeministri Edi Rama në një fjalim të mbajtur sot në Kuvend tha se deklaratat e PD-së rreth integrimit janë shpifje duke shprehur bindjen se në mes të dhjetorit Gjermania do të jetë mbështetësja kryesore e Shqipërisë.
Rama i kërkoi ish-kryeministrit Berisha që të zhbllokojë Vetingun pasi ky është kushti i vetëm që BE-ja të dalë me një datë një datë për hapjen e negociatave.
“Ju mundoheni të ngatërroni të pangatërrueshmen, sepse 5 prioritetet janë kritere jo kushte për hapjen e negociatave, që çdo vend i ka në tavolinë deri kur Shqipëria të anëtarësohet në BE, sepse janë 5 shtylla të shtetndërtimit dhe funksionimit të institucioneve.
Po të them vetëm një gjë, që të jesh i sigurt që në mes të dhjetorit Gjermania do të jetë mbështetësja kryesore e Shqipërisë. Nuk i takon Shqipërisë që të kërkojë sot hapje negociatash pa zbatuar ligjin e Vetingut. Ne nuk e kërkojmë datën e hapjes në dhjetor por data do të konsiderohet sapo të miratohet ligji i Vetingut. Këto gjëra kanë një test, hajde të zhbllokojmë Vetingun, tha Rama.