Berisha: Vettingu-n e ka kërkuar PD, socialistët kundër

Shqipëria

Berisha: Vettingu-n e ka kërkuar PD, socialistët kundër

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 17:21
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediet jashtë ambienteve të Kuvendit ka thënë se ka qenë Partia Demokratike ajo që ka kërkuar Vettingun si pjesë të reformës në drejtësi. Ai ka shtuar se socialistët kanë qenë kundërshtarë të reformës.

“Ne kemi kërkuar Vettingun. Socialistët janë ata që kanë qenë kundër. Rama ishte sot shumë i qartë. Ai tha se nuk ka kërkuar që të hapen negociatat për Shqipërinë”, tha Berisha.

Gazetarët e kanë pyetur ish-kryeministrin nëse opozita do të merrte pjesë në komisionet parlamentare, por se Berisha ka theksuar se nuk ka qenë pjesë e vendimmarrjes së partisë. “Kjo është një çështje që i takon kreut të PD-së. Në çështje vendimmarrëse të PD-së nuk ndërhyj. Jam jashtë vendimmarrjes”, ka përmbyllur ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat