Dyfishohet numri i të prekurve nga HIV/AIDS në Lezhë

Shqipëria

Dyfishohet numri i të prekurve nga HIV/AIDS në Lezhë

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 17:57
Lezha

 Numri i të prekurve nga sëmundja e HIV/AIDS është dyfishuar gjatë këtij viti në Lezhë. Statistikat i prezantoi në Ditën Ndërkombëtare të luftës kundër kësaj sëmundje, nëndrejtori i Shëndetit Publik në Lezhë, Besmir Frroku.

Sipas tij, meshkujt rezultojnë të jenë më të prekurit, ndërsa thuajse në të gjitha rastet sëmundja është transmetuar nëpërmjet marrëdhënieve seksuale te pambrojtura.

Frroku thotë se këto shifra duhet të merren me rezerva pasi ende numri i personave që kryejnë analiza mbetet i ulët.

Kryerja e analizave është një kusht për të parandaluar dhe diagnostikuar në kohë sëmundjen, ndaj edhe fushata e promocionit në Lezhë është fokusuar kryesisht tek ndërgjegjësimi i popullatës rreth sëmundjes së HIV/AIDS dhe mënyrës për t’u mbrojtur prej saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat